Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person vdes në Pejë gjatë trajtimit mjekësor

Policia e Kosoves

Një person ka vdekur të dielën në Pejë, derisa ishte duke marrë tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe është raportuar rreth orës 23:40.

Viktima, ka vdekur gjatë kohës sa ishte nën përkujdesje mjekësore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti mbetet nën hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjes.