Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nis nata e parë e “Akordeve të Kosovës”

Nis nata e parë e “Akordeve të Kosovës”

Ka nisur programi qendror garues i edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK, që sivjet vjen si “Akordet e Kosovës”.

Artistë të rinj dhe interpretime të zhanreve e stileve të ndryshme muzikore pritet të shfaqen në skenë për tri net.

Përmes këngëve origjinale, garuesit do të prezantojnë krijimtarinë e tyre para publikut dhe jurisë, në një konkurrim që synon të promovojë emra të rinj të muzikës.

Në nisje, Teuta Kurti dhe Florent Abrashi kanë rikthyer nostalgjinë e periudhës së “Akordeve..” nëpërmjet një kolazhi këngësh të asaj kohe.