Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani ia vazhdon kontratën Pulisicit

Christian Pulisic

Milani ia ka vazhduar kontratën sulmuesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisic.

Pulisic me kontratën e re do të jetë pjesë e “kuqezinjve” deri në verën e vitit 2031. 

“Christiani është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, duke u dalluar për cilësitë teknike, karakterin, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur në fushën e lojës”, ka shkruar Milani. 

Sulmuesi i krahut të djathtë, pjesë e Milanit është nga viti 2023 kur u transferua nga Chelsea për 21 milionë euro. 

28-vjeçari me Milanin ka shënuar 44 gola dhe ka bërë 28 asistime në 142 ndeshje të zhvilluara. 

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i emocionuar. Ka qenë gjithmonë dëshira ime të qëndroj këtu dhe të rinovoj kontratën me Milanin. Jam shumë i lumtur për vitet e ardhshme. Besimi që klubi më ka dhënë ka qenë gjithmonë maksimal. Ndihem shumë mirë këtu dhe jam vërtet i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi”, ka thënë Pulisic.