Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hetim mbi vdekjen e një personi në Dyz

policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimin për vdekjen e një personi i cili ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare pasi paraprakisht kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Rasti është raportuar më 9 shtator në fshatin Dyz. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.