Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme të vdekjes në Pejë.

Në njoftimin 24-orësh të Policisë thuhet se që të dyja rastet janë raportuar rreth orës 19:20. 

Njëri rast ka të bëjë me një të burgosur, i cili ka vdekur gjatë trajtimit në Spitalin e Pejës. 

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 15.09.2025 – 19:20. Një mashkull kosovar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, thuhet në raport.

Ndërsa në rastin tjetër dyshohet se është përdorur një armë zjarri. 

Edhe Gjendet pa shenja jete një person në Pejë Kronikë Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

“Rr. Cufë Nikqi, Pejë 15.09.2025 – 19:22. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, ku kanë hasur një person pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa njësitet policore kanë konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, që të dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.