Kronikë

Policia apelon për ngasje të kujdesshme shkaku i shiut

Policia apelon për ngasje të kujdesshme shkaku i shiut

Ilustrim

Policia e Kosovës të enjten ka lëshuar apel për shoferët që të vozisin me kujdes pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Në njoftim, Policia kujton disa këshilla thelbësore për ngasje të sigurt në shi: Mbani dritat e ndezura, për të rritur dukshmërinë në rrugë, zvogloni shpejtësinë, pasi rruga e lagur kërkon distancë më të gjatë frenimi, shmangni shpërqendrimet, veçanërisht përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe krijoni distancë të mjaftueshme mes mjeteve, për të parandaluar aksidentet.

“Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi! Siguria është në duart tuaja”, thuhet në mesazhin e Policisë së Kosovës.