Emrush Kastrati, avokati që mbron Murat Jasharin, të dyshuarin kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, thotë se te klienti i tij ka vërejtur probleme mendore.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se klienti i tij nuk është në gjendje të rregullt mendore dhe për këtë ka marrë konfirmim edhe nga familjarët e Murat Jasharit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam kërkuar që në gjykatë të kenë kuptim sepse kam vërejtur që klienti im ka nevojë të bëhet një ekzaminim mjekësor. Ka indikacione se ka probleme mendore. Kam arsye të bindshme që ka nevojë për trajtim mjekësor. Edhe zoti Jashari ka shprehur gatishmërinë që t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore sepse ka nevojë”, ka thënë Kastrati.
Ai thotë se Jashari nuk ka pasur për qëllim vrasjen e Vllasit, por vetëm lëndimin e tij.
“Po të kishte qëllim vrasjen e tij, këtë do të mund ta bënte edhe më përpara. Këtu pres që të kemi rezultatin mjekësor dhe të shoh çfarë hapa duhet të ndërmarr për mbrojtjen e tij”, ka shtuar më tej ai.
Sot Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaj Jasharit.