Avokati mbrojtës i Murat Jasharit, të dyshuarit kryesor për plagosjen e Azem Vllasit, thotë se do të ankohet në masën e shqiptuar prej 30 ditësh paraburgim për klientin e tij.
Emrush Kastrati në Interaktiv të KTV-së ka thënë se klienti i tij duhet të ketë një trajtim mjekësor dhe pas rezultateve të vendoset për masën ndaj tij.
“Nesër do të dorëzojmë ankesën. Do të përdor argumentin kryesor se nuk i është ofruar trajtimi mjekësor”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Atentatorit të Vllasit, Murat Jashari, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
-
Avokati thotë se Jashari ka probleme mendore dhe se i duhet trajtim mjekësor
-
Të gjitha masat e caktuara për të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit
-
Një muaj paraburgim për Murat Jasharin
-
Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për Murat Jasharin