Një muaj paraburgim i është caktuar Murat Jasharit, sulmuesit të Azem Vllasit. Masë e njëjtë është caktuar edhe për Avni Llumnicën. Gjykata Themelore e Prishtinës për Arsim Ibrahimin, personin e tretë të arrestuar, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, raporton KTV.
Avokati i Jasharit ka kërkuar që atij t'i bëhet ekzaminim psikiatrik. Por, Emrush Kastrati ka mohuar që klienti i tij ka pasur ndonjë listë për vrasje të figurave politike në Kosovë.
Jashari, gjatë seancës për caktim të paraburgimit, ka pranuar që e ka kryer sulmin, por ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vrasë Jasharin, por vetëm ta lëndojë. Këtë ka thënë se e ka bërë për shkak të bindjes politike të Azem Vllasit dhe si hakmarrje. Avokati Vllasi është plagosur të hënën në zyrën e tij.