Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 23.03.2017,e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për të pandehurit M.J. (Murat Jashari) dhe A.Ll. dhe atë të arrestit shtëpiak për të pandehurin A.I. Në këtë mënyrë kolegji i ka refuzuar si të pa pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 14.03.2017, transmeton KTV.
M.J. po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale Hakmarrje në tentativë dhe Mbajtje nën pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve. A.Ll. për veprën penale Hakmarrje në ndihmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kishin bërë përpjekje atentati ndaj ish – funksionarit komunist të Kosovës Azem Vllasi. Ndërsa A.I. për Dhënie të ndihmës kryerësve, pas kryerjes se veprës penale.
Gjykata e Apelit konstatoi se gjykata e shkalles se parë drejtë ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat e lartcekura, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.