Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një muaj paraburgim për Murat Jasharin

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shqiptar masën e paraburgimit prej një muaj Murat Jasharit, të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Jashari ka pranuar në Gjykatë që ka dashur ta lëndojë avokatin Vllasi, por ka mohuar se dëshironte ta vriste.

Masë e njëjtë i është caktuar edhe Avni Llumnicës, ndërsa të arrestuarit të tretë Arsim Ibrahmit i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.