Murat Jasharit, atentatorit të avokatit Azem Vllasi, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
Këtë informacion e ka bërë të ditur për Koha.net avokati i Murat Jasharit, Emrush Kastrati.
“Po, për Murat Jasharin janë vazhduar edhe dy muaj tjerë paraburgim”, ka thënë ai për portalin.
Kastrati po ashtu bëri të ditur se Murat Jashari është larguar nga burgu i Lipjanit dhe është dërguar në Pejë, ndërkaq edhe vetë avokati i tij Kastrati pret që gjatë javës së ardhshme të shkoj në vizitë.
Azem Vllasi është plagosur më datë 14 mars në rrugën “Hajdar Dushi” para avokaturës së tij.
Bashkë me Jasharin ishte arrestuar edhe Avni Llumnica.
Artikuj të ngjashëm
-
Të dyshuarit për atentatin ndaj Vllasit edhe dy muaj paraburgim
-
Pala mbrojtëse e Jasharit do të ankohet për masën për paraburgim
-
Avokati thotë se Jashari ka probleme mendore dhe se i duhet trajtim mjekësor
-
Të gjitha masat e caktuara për të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit
-
Një muaj paraburgim për Murat Jasharin