I dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, Murat Jashari, është marrë në pyetje për herë të parë në prokurori, raporton KTV.
Pasi fillimisht kishte dhënë një deklaratë në polici pas arrestimit, ai këtë herë ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati i tij, Emrush Kastrati, është ankuar që prokuroria ende nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për ekzaminimin psikiatrik të të mbrojturit të tij. Derisa i dyshuari tjetër në këtë rast, Avni Llumnica, që gjithashtu ndodhet në paraburgim, në prokurori është shoqëruar javën e kaluar. Një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati i tij, Naim Rudari, sipas të cilit, ndaj klientit të tij, prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe për dy vepra të tjera penale.
Rudari ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga prokuroria ndryshimin e masës së sigurisë, pasi që Llumnica, me nënshtetësi zvicerane, shpejt mund të humbasë vendin e tij të punës në Zvicër.