Murat Jashari ka probleme me shëndetin mendor. Këtë e tha në “Rubikon” të KTV-së, avokati i tij, Emrush Kastrati.
Ai tha se sot gjatë ditës ka pranuar dosje nga i biri i Jasharit ku vërtetohet trajtimi i tij shëndetësor.
“Probleme shëndetësore ka pasur prej më herët, ndërsa unë sot i kam pranuar me fax. Me prova materiale po flas, nuk po them se kam dëgjuar. Kam prova se ka probleme shëndetësore, se çfarë probleme shëndetësore nuk do t’i zbuloj sepse do t’i zbuloj në gjykatë. 15 faqe i kam të trajtimit shëndetësor, m’i ka dërguar sot djali i tij”, ka thënë ai.
E psikiatri, Sami Rexhepi insistoi që Kastrati të bëjë të ditur nëse bëhet fjalë për shëndetin mendor.
Rexhepi theksoi se mbulimi i rastit duke thënë se është i sëmurë po bëhet shpesh për t’i ikur përgjegjësisë së individit.
Edhe
Nga familja Jashari mohojnë interesimin për kandidaturën për president
“Manipulim dhe keqpërdorim i pjesës ligjore për t’iu shmangur përgjegjësisë së individit”, ka thënë ai.
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që dokumentet për gjendjen e tij shëndetësore të jenë të rreme.
-
EULEX: Kur të akuzuarit sëmuren, gjykatat nuk e verifikojnë gjendjen e tyre shëndetësore
-
Një burrë raporton në Polici se djali i është zhdukur që nga 2 korriku
-
Temperaturat e larta rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit mendor te të rinjtë
-
Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në burgje