Vazhdojnë zhvillimet e shumta lidhur me pritjen e hendbollistëve kroatë në Zagreb. Pasi qyteti i Zagrebit, që drejtohet nga opozita kroate, anuloi pritjen, Qeveria e Kroacisë doli me vendim për të organizuar pritje solemne sot nga ora 18:00.
Reagimet janë të shumta, për e kundër, ndërsa së fundi u deklarua edhe federata kroate e hendbollit.
“Si sportistë duam që kjo festë në shesh të jetë festë e hendbollit dhe sportit kroat, përkatësisht festë për suksesin e madh në Evropian. Ne përfaqësojmë qytetarët kroatë dhe nuka duam kurrfarë ndarjesh dhe nuk duam që në asnjë mënyrë të përfshihemi në politikë”, shkruan në qëndrimin e federatës kroate.
Hendbollistët kanë kërkuar që në pritje të paraqitet këngëtari me qëndrime të djathta, Thompsoni. Por këtë e ka refuzuar qyteti i Zagrebit dhe fillimisht pritja u anulua.
Thompsoni ka dekada që ndan opinionin kroat. E majta kroate e akuzon për qëndrime në përkrahje të ustashëve. Por numri i përkrahësve kroatë të Thompsonit është shumë i madh. Në koncertet e tij janë thyer shumë rekorde.
Këngët pro-kroate të Thompsonit u ndaluan në Evropian.
Pritja e hendbollistëve shndërrohet në çështje politike në Kroaci
Hendbollistët e Kroacisë e fituan të dielën medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.Por pritja e tyre...-
Dhjetëra mijëra njerëz në pritjen për hendbollistët kroatë
-
Pritja e hendbollistëve shndërrohet në çështje politike në Kroaci
-
Klubi serb largon portierin kroat pasi ishte në koncertin e Thompsonit
-
Numër i madh i qytetarëve po e përcjellin në shesh në Prishtinë ndeshjen Sllovaki – Kosovë
-
Te Sllovakia thonë se Kosova nuk do të ketë më shumë tifozë