Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Çurny, insiston se Kosova nuk do të ketë më shumë përkrahës në tribunat e stadiumit Nacional të Bratislavës.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë luhet të enjten nga ora 20:45, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026. “Duke pasur parasysh që biletat janë shitur të gjitha, nuk presim që tifozët mysafirë të kenë një avantazh në tribuna. Ne kemi identifikuar disa qindra bileta me emra ballkanas në sektorë të ndryshëm, të cilët, megjithatë kanë pasaporta nga vendet e BE-së, përfshirë Sllovakisë”, ka thënë Çurny.
Kosova kishte përkrahje të madhe në Lubjanë, Goteborg e Basel në ndeshjet në udhëtim kundër Sllovenisë, Suedisë dhe Zvicrës.
Stadiumi në Bratislavë ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve. Të paktën pesë për qind të tyre do të jenë me tifozë të Kosovës. Por nuk përjashtohet mundësia që Kosova të ketë mbështetës më të shumtë se që parashikohet për përfaqësueset mysafire.
-
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”
-
Sllovakia bën thirrje për përkrahje masive ndaj Kosovës
-
Pse Sllovakia vendosi të luajë ndaj Kosovës në Bratislavë?
-
Numër i madh i qytetarëve po e përcjellin në shesh në Prishtinë ndeshjen Sllovaki – Kosovë
-
Policia me masa të rrepta sigurie në Bratislavë