Federata e Futbollit e Sllovakisë ka nisur fazën tjetër të shitjes së biletave për ndeshjen gjysmëfinale të pljeofit për Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë zhvillohet më 26 mars në Bratislavë.
Nga Kosova qasja në faqen e internetit ku shiten biletat nga federata sllovake nuk është e mundur.
Bileta mund të blejnë vetëm shtetasit sllovakë. Biletat e mbetura për shitje kanë çmim prej 19 eurosh deri në 49 euro.
“Kemi nevojë për zërin e çdo tifozi. Lojtarët sllovakë duhet të ndiejnë në fushë se i gjithë kombi është pas tyre. Nëse kjo ndodh, dhe ne jemi të bindur për këtë, do të jetë një ndihmë dhe shtytje e madhe për ta në përpjekje për të arritur qëllimin - avancimin në finale të plejofit. Tribuna të mbushura me njerëz dhe një valë mbështetjeje nga çdo cep i stadiumit është ajo që të gjithë duam. Dhe vetëm ju, tifozët tanë besnikë, mund ta organizoni këtë”, tha Lukash Donoval, kreu i marketingut në Federatën e Futbollit të Sllovakisë.
Stadiumi Nacional në Bratislavë, ku luhet ndeshja, ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve. Pesë për qind të biletave u takojnë tifozëve të Kosovës.
-
Te Sllovakia thonë se Kosova nuk do të ketë më shumë tifozë
-
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”
-
Ndeshja Sllovaki – Kosovë, zyrtarisht e “rrezikshmërisë së lartë”
-
Numër i madh i qytetarëve po e përcjellin në shesh në Prishtinë ndeshjen Sllovaki – Kosovë
-
Nis ndeshja vendimtare e Kosovës në Bratisllavë