Klubi serb i hendbollit Vojvodina ka shkëputur kontratën me portierin kroat Filip Iviq, dy javë pasi e firmosi atë.
Iviq është fotografuar në koncertin e Marko Perkoviq – Thompson, të mbajtur të shtunën në Zagreb. Koncerti i këngëtarit kroat mblodhi 500 mijë njerëz. Iviq e publikoi fotografinë, ndërsa e fshiu ndërkohë. Por klubi nga Novi Sadi ka vendosur të hënën t’a shkëpusë kontratën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi serb ka shkruar që është e papranueshme që një lojtar i tij të jetë në koncertin e Thompsonit.
Marko Perkoviq është këngëtar shumë i popullarizuar në Kroaci, por edhe kundërthënës. Thompson i mbeti nofka në fillimin e luftës së Kroacisë për çlirim, në bazë të armës të cilën e mbante.
Përmbajtja e këngëve të tij, shumë prej tyre me nota nacionaliste dhe hite të mëdha në Kroaci, kundërshtohen fuqishëm në Serbi, por edhe nga një pjesë e opinionit në Kroaci.
“U tronditëm kur morëm lajmin që portieri Filip Iviq mori pjesë në takimin e ustashëve të Marko Perkoviq Thomspon. Ai nuk ishte kurrfarë grumbullimi muzikor, por një festë e ustashëve ku lavdërohen hapur ide dhe simbole që janë sinonim i krimeve për popullin serb”, ka shkruar Vojvodina.