Klubi serb i hendbollit, Vojvodina, të hënën ia shkëputi kontratën portierit kroat, Filip Iviq, vetëm tri javë pasi u firmos ajo. Vojvodina e vlerësoi të papranueshëm pjesëmarrjen e Iviqit në koncertin e këngëtarit kroat Marko Perkoviq – Thompson.
Portieri u fotografua në koncert duke mbajtur fanellën dhe numrin e shokut të vdekur tragjikisht, ish-portierit të përfaqësueses së Kroacisë në futboll, Nikola Pokrivaq.
“Jam mësuar të dua timen dhe ta respektojë të tjetrit. Gjatë karrierës kam pasur nderin të jem në ekipe me lojtarë nga të gjitha kombet, të gjitha fetë dhe bindjeve politike. Kemi pasur konflikte vetëm në terren, në frymën e ferplejit. Jashtë fushës ishim të pandarë. Mbrëmja për mua ishte shumë emocionale, pasi në atë koncert isha për shkak të shokut më të mirë, Nikola Pokrivaq, që jo shumë kohë më parë humbi jetën tragjikisht, e si reprezentues ka festuar fitoret me rreshtat për bashkim të të gjithë qytetarëve të Kroacisë, me këngën ‘e bukur je’”, ka shkruar Iviq të martën.
Ai ka thënë se interpretimi negativ i pjesëmarrjes në koncert nuk ka bazë. Ka thënë se respekton vendimin e tashmë ish-klubit dhe i ka dëshiruar sukses atij.
“E dua vendlindjen time, popullin timë, fenë time”, ka shkruar Iviq në fund.