Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi insiston për Guedesin

Skuadra e Wolverhamptonit po insiston në transferimin e sulmuesit të krahut, portugezit Goncalo Guedes, raporton “Sky Sports”.

Wolvesi është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë euro për ta bindur Valencian në lirimin e 25-vjeçarit gjatë kësaj vere. Tek ekipi anglez po e shohin Guedesin si përforcim të rëndësishëm për sezonin tjetër dhe për këtë arsye po insistojnë në transferimin e tij.

Guedes ka kontratë me Valencian deri në vitin e ardhshëm, ndërsa më herët ka refuzuar rinovimin e saj. Këtë edicion, ai ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm