Mesfushori Ruben Neves mund të largohet nga Wolverhamptoni këtë verë, por vetëm për ofertën e duhur. “Sky Sports” ka shkruar të martën se ekipi anglez tashmë ia ka caktuar çmimin portugezit, i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona e Liverpooli.
Për ta lënë të lirë 26-vjeçarin në fund të këtij edicioni, Wolvesi po kërkon 50 milionë euro.
Neves është njëri prej lojtarëve kryesorë të Wolverhamptonit dhe pritet të largohet këtë verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Ai ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me ekipin anglez, të cilit iu bashkua para 6 vjetësh nga Porto.
Neves ka 6 gola e 1 asistim në 33 ndeshje të luajtura deri më tani në Premier League.