Mesfushori i Portugalisë, Ruben Neves, po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Spanjë, te skuadra e Barcelonës.
“Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se Neves ka njoftuar Wolverhamptonin se do të largohet në fund të këtij edicioni pasi interesim për transferimin e tij ka shprehur Barcelona.
Neves te Barcelona po shihet si zëvendësim ideal për Sergio Busquetsin që do të largohet në verë nga “Camp Nou”.
Neves ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024, i cili për ta lënë të lirë në fund të sezonit po kërkon të paktën 40 milionë euro.
25-vjeçari është pjesë e Wolvesit prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Porto, ndërsa këtë edicion ka dy gola në dhjetë paraqitje në Premier League.