Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nevesi paralajmëtron largimin nga Wolvesi

Mesfushori Ruben Neves ka paralajmëruar largimin nga Wolverhamptoni gjatë kësaj vere. Në një intervistë, Neves ka thënë se është i gatshëm për një aventurë të re, ka raportuar të hënën “The Athletic”. Interesim për portugezin ka kohë që ka shprehur Barcelona, por Wolvesi për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 40 milionë euro.

“Karriera e futbollistit është e shkurtër dhe duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që na paraqiten përpara. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë verës”, ka thënë Neves.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

25-vjeçari sezonin tek ekipi anglez e ka mbyllur me katër gola e dy asistime në të gjitha garat. Neves ka kontratë me Wolvesin deri në verën e vitit 2024.