Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi “bllokon” largimin e Nevesit

Mesfushori Ruben Neves nuk do të largohet nga skuadra e Wolverhamptonit gjatë afatit kalimtar të janarit.

“The Sun” raporton të martën se krerët e Wolvesit kanë bllokuar shitjen e portugezit, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Interesim të madh për Nevesin gjatë këtij muaji, kanë treguar Liverpooli dhe Barcelona, por Wolverhamptoni dëshiron ta mbajë 25-vjeçarin.

Kartoni i Nevesit vlerësohet mbi 40 milionë euro dhe ai konsiderohet ndër lojtarët kyç tek ekipi anglez. Neves këtë sezon ka shënuar katër gola në 19 paraqitje në Premier League, ndërsa më Wolverhamptonin ka kontratë deri në vitin 2024.

Reprezentuesi i Portugalisë luan te Wolvesi prej vitit 2017 kur u transferua nga Porto.