Sport

Wolvesi i ofron kontratë të re Nevesit

Te skuadra e Wolverhamptonit po bëjnë të pamundurën për ta bindur mesfushorin Ruben Neves që të qëndrojë më gjatë në ekip.

“Daily Star” ka shkruar të mërkurën se drejtuesit e klubit tashmë i kanë ofruar Nevesit kontratë të re katërvjeçare, me të cilën do ta mbanin te Wolvesi deri në verën e vitit 2026.

Neves ka gjasa të mëdha të largohet nga ekipi anglez në fund të këtij sezoni dhe interesim për transferimin e tij tashmë ka treguar Barcelona.

Ai është pjesë e Wolvesit prej vitit 2017, kurse këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 31 ndeshje. 25-vjeçari iu bashkua Wolvesit nga skuadra e Portos.