Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça ka marrëveshje për Nevesin

Skuadra e Barcelonës ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Wolverhamptonit, Ruben Neves. “Sky Sports” shkruan të hënën se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin anglez, e cila do të finalizohet muajin tjetër.

Po ashtu, ekipi spanjoll ka marrëveshje personale edhe me mesfushorin portugez që po pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se Barcelona është pajtuar të paguajë 30 milionë euro për Nevesin, i cili edicionin e fundit ka qenë kapiten i Wolvesit.

26-vjeçari do të firmosë kontratë afatgjate me Barcelonën që do të jetë ekipi i tij i tretë në karrierë pasi ka luajtur edhe për Porton. Neves prej vitit 2017 është pjesë e skuadrës angleze dhe kontrata i skadon vitin e ardhshëm. Në sezonin e sapopërfunduar në Premier League, Neves ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 1 herë në 35 paraqitje.