Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolverhamptoni kërkon Fatin

Ekipi anglez, Wolverhamptoni, po interesohet për transferimin eventual të sulmuesit Ansu Fati.

“Mundo Deportivo” shkruan të premten se Wolvesi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Barcelonës, ekip që është i gatshëm ta shesë Fatin këtë verë.

Mësohet se skuadra angleze ka ofruar 30 milionë euro, plus kartonin e mesfushorit Ruben Neves për t’i siguruar shërbimet e Fatit.

Neves pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili nuk llogarit shumë në Fatin.

Sulmuesi 20-vjeçar ka 7 gola e 3 asistime këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2027 me opsionin e rinovimit edhe për dy vjet të tjerë.