Sulmuesi Ansu Fati përfundimisht do të largohet nga skuadra e Barcelonës në dy ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së Tottenhamit, ndonëse ka oferta edhe nga Chelsea e Borussia Dortmundi, ka njoftuar të mërkurën “Sky Sports”.
Fati parimisht ka marrëveshje me Tottenhamin dhe po pret dritën e gjelbër nga Barcelona për ta finalizuar transferimin në Londër.
Tottenhami ka ofruar 50 milionë euro për kartonin e tij, pasi 20-vjeçari po shihet si zëvendësim për Harry Kanen që iu bashkua Bayern Munichut.
Fati në vitin 2020 ka debutuar me ekipin e parë të Barçës, ndërsa këtë edicion ka në total 47 minuta lojë në La Liga. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027.