Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fati refuzon Unitedin dhe Tottenhamin

Ansu Fati mund të largohet nga Barcelona gjatë verës.

Por Fati nuk do t’u bashkohet Manchester Unitedit dhe Tottenhamit. Ai ka refuzuar ofertat e klubeve angleze, raporton “Mundo Deportivo” të enjten. Fati 20-vjeçar ende nuk është i sigurt për të ardhmen. Sulmuesi 20-vjeçar me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Në 40 ndeshjet e edicionit aktual, Fati me fanellën e Barcelonës ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka kontribuar edhe me tri asistime. Në garë për Fatin është edhe gjiganti gjerman, Bayern Muenchen. Fati në shtatë paraqitje me fanellën e Spanjës ka shënuar dy gola.

Artikuj të ngjashëm