Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fati dëshiron të mbetet te Barcelona

Ansu Fati - Barcelona

Sulmuesi Ansu Fati dëshiron të qëndrojë te Barcelona, shkruan “El Nacional”. Fati 20-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2027.

Ka pasur raportime se Barcelona po synon ta shesë Fatin nëse vjen një shumë e duhur.

Mirëpo, Fati dëshiron të mbetet te klubi katalunas. Po ashtu edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk dëshiron ta shesë Fatin.

Fati këtë stinor ka luajtur për Barcelonën në 20 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar tri gola dhe i ka asistuar tri të tjerë.

Artikuj të ngjashëm