Ansu Fati nuk e ka të sigurt të ardhmen te Barcelona. Te klubi spanjoll po mendojnë shitjen e Fatit gjatë verës, njoftojnë të martën mediume të ndryshme spanjolle.
Sulmuesi spanjoll është huazuar deri në fund të edicionit aktual te klubi anglez, Brighton. Barcelona synon ta shesë 21-vjeçarin për 40 milionë euro. Klubi tashmë nuk llogaritë në Fatin.
Fati me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Në edicionin aktual në Premier League ka shënuar dy gola në 13 paraqitje.