Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fati kërkon largimin nga Barcelona

Sulmuesi Ansu Fati, përfundimisht do të largohet nga skuadra e Barcelonës në këtë afat kalimtar.

“AS” raporton të enjten se Fati tashmë ka njoftuar drejtuesit e Barcelonës se dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.

Mësohet se ai nuk është i kënaqur me trajnerin Xavi Hernandez, i cili i ka bërë me dije se nuk llogarit në shërbimet e tij këtë edicion. Në ndeshjen e parë ndaj Getafes, Fati u inkuadrua në 11-të minutat e fundit.

Fati po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League, pasi tashmë ka disa oferta para vetes nga skuadrat angleze. 20-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 me Barcelonën, ekip që të paktën po kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij.

Artikuj të ngjashëm