Sulmuesi Ansu Fati po e luan sezonin e tij të fundit te Barcelona. “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se drejtuesit e Barcelonës kanë marrë vendim për ta nxjerrë 20-vjeçarin në shitje për shkak të nevojës për para.
Agjenti i Fatit, Jorge Mendes, tashmë ua ka ofruar klientin e tij ekipeve nga Anglia si Manchester Unitedit, Liverpoolit dhe Arsenalit.
Edhe pse Fati ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh, te Barcelona janë të gatshëm ta lënë të lirë për më shumë se 150 milionë euro.
Fati ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka 6 gola e 3 asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm