Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e gatshme ta shesë Fatin për 80 milionë euro

Ansu Fati - Barcelona

Barcelona nuk e konsideron Ansu Fatin një lojtar kyç të skuadrës dhe është e gatshme ta shesë atë te çdo klub që është i gatshëm t’i paguajë 80 milionë euro.

Fati u vlerësua si Lionel Messi i ardhshëm nga shumë njerëz pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse që nga debutimi. Por, lëndimet kanë ndikuar që të ketë rënies drastike në formën e sulmuesit të krahut.

Spanjolli 20-vjeçar me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ai sezonin aktual ka shënuar tri gola në 14 paraqitje në La Liga të Spanjës.