Ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli ka njoftuar se sot ka nisur rrënimi i 6 objekteve pa leje në zonën rreth Liqenit të Ujmanit.
“Po vazhdojmë me rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese. Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit. Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ajo ka paralajmëruar se do të ketë rrënime edhe në Batllavë e Badovc.
“Pastaj, vazhdojmë edhe në Batllavë dhe Badovc. Mbrojtja e liqeneve dhe burimeve tona ujore është përgjegjësi e përbashkët dhe nuk do të lejojmë ndërtime që cenojnë pasuritë tona natyrore. Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim”, ka shkruar Pacolli.
VIDEO:
-
Rrënohen pesë objekte të ndërtuara pa leje pranë Liqenit të Radoniqit
-
Rrënohen edhe gjashtë objekte ilegale pranë liqenit të Ujmanit
-
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
S’respektoi urdhrin për mbyllje, iniciohet procedurë penale ndaj pronarit të restorantit pranë Radoniqit