Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona heq dorë nga Nevesi

Barcelona nuk do ta transferojë mesfushorin e Wolverhamptonit, Ruben Neves. Kështu është bërë e ditur të mërkurën.

Neves nuk shihet si lojtar që mund t’i përshtatet sistemit 4-3-3 të lojës së Barcelonës. Portugezi 26-vjeçar me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Në garë për Nevesin është Newcastle United. Ai më herët ka luajtur për Porton, ndërsa pjesë e Wolverhamptonit është prej vitit 2017.

Në sezonin aktual ka shënuar pesë gola në 32 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm