Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neves drejt Barcelonës

Mesfushori portugez, Ruben Neves, ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë te skuadra e Barcelonës, njofton “The Athletic” të hënën.

Bëhet e ditur se Neves ka kërkuar largimin nga Wolverhamptoni për t’u transferuar te Barcelona.

Neves iu ka bërë me dije krerëve të ekipit anglez, të cilët për lirimin e tij po kërkojnë rreth 40 milionë euro.

Barcelona tashmë ka nisur kontaktet me ekipin anglez për 25-vjeçarin. Neves është pjesë e Wolvesit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Porto dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Ai këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.