Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle me ofertë për Nevesin

Mesfushori Ruben Neves ka gjasa të mëdha të largohet nga Wolverhamptoni gjatë këtij muaji, por jo edhe nga kampionati i Anglisë. “Daily Mail” ka shkruar të hënën se mesfushori portugez sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Newcastle Unitedit.

Drejtuesit e Newcastlet janë në kërkim të një mesfushori defensiv dhe tashmë kanë nisur negociatat me Wolverhamptonin për Nevesin. Për kartonin e 25-vjeçarit, Newcastle ka ofruar 50 milionë euro dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet brenda kësaj jave.

Neves ka shënuar katër gola këtë sezon në Premier League, ndërsa me Wolvesin ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Ai është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Porto.

Artikuj të ngjashëm