Ruben Neves pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën angleze, Wolverhampton. Kështu ka raportuar “The Sun” të martën.
Kontrata e mesfushorit portugez me klubin anglez skadon në fund të sezonit aktual. Ai pjesë e kësaj skuadra është prej vitit 2017. Wolverhamptonit iu bashkua nga Porto. Neves ka refuzuar disa oferta të klubit anglez për vazhdimin e kontratës.
Për futbollistin 26-vjeçar interesim të madh ka shprehur trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag.
Edhe Newcastle United ka paraqitur ofertë për mesfushorin e Portugalisë. Në sezonin aktual në Premier League, Neves ka shënuar pesë gola në 28 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm