Pedro Neto do të largohet nga Wolverhamptoni gjatë verës së këtij viti. Interesimi për futbollistin portugez është shumë i madh nga gjigantët anglezë, Liverpooli, Manchester United e Chelsea.
Sulmuesi 23-vjeçar me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar 11 herë në 22 ndeshje në Premier League dhe Kupën FA.
Ai iu bashkua Wolvesit në gushtin e vitit 2019 nga skuadra e Lazios. Më herët karrierë ka bërë edhe te Braga në Portugali.
Për Përfaqësuesen portugeze ka shënuar një gol në pesë ndeshje.