Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolverhamptoni mund ta shesë portugezin Neto

Wolverhamptoni mund ta shesë futbollistin portugez Pedro Neto gjatë verës. Liverpooli, Arsenali, Tottenhami dhe Manchester United janë në garë për ta blerë 23-vjeçarin.

Sulmuesi me skuadrën angleze ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 42 milionë euro.

Ai iu bashkua Wolvesit në gusht të vitit 2019 nga skuadra e Lazios. Më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Bragas. Për Portugalinë, Neto ka luajtur pesë ndeshje, ndërsa ka edhe një gol të shënuar.