Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas portugezit Neto

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, portugezin Pedro Neto, shkruan të hënën “The Sun”.

Bëhet e ditur se Arsenali po synon transferimin e Netos në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka bërë gati ofertën për kartonin e tij.

Thuhet se Arsenali është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për ta bindur Wolverhamptonin në lirimin e 23-vjeçarit. Neto ka treguar paraqitje të mira kohët e fundit në Premier League dhe po pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Në 7 paraqitje këtë edicion në Premier League, Neto ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 4 asistime. Neto ka kontratë deri në vitin 2027 me Wolverhamptonin, ndërsa ka luajtur edhe te Lazio e Braga. Ai ka edhe 4 ndeshje e 1 gol të shënuar për Portugalinë.

Artikuj të ngjashëm