Arsenali dhe Liverpooli do të luftojnë për të siguruar shërbimet e yllit të Wolverhamptonit, Pedro Neto, në muajin janar.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “Daily Express”.
Megjithatë, “të kuqtë” e kanë avantazhin në këtë garë pasi Neton e shohin si zëvendësues të sulmuesit Mohamed Salah.
Neto, 23-vjeçar, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar pesë asistime në tetë ndeshje të edicionit aktual.
Ai ka zhvilluar 99 paraqitje në Premier League për klubin, qëkur u transferua nga Braga në vitin 2019.
Artikuj të ngjashëm