Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për Neton

Manchester Unitedi është futur në garë për sulmuesin e krahut, portugezin Pedro Neto, raporton “Sky Sports” të premten. Neto pritet të largohet në janar nga Wolverhamptoni, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Neto po shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit te Manchester Unitedi, që po synon ta fitojë garën me Arsenalin për transferimin e tij. 23-vjeçari ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2027, ndërsa ekipit anglez iu bashkua në vitin 2019.

Neto këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet, ndërsa në 10 ndeshje në Premier League ka 1 gol dhe 7 asistime. Para Wolverhamptonit reprezentuesi i Portugalisë karrierë ka bërë edhe te Lazio e Braga.

Artikuj të ngjashëm