Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neves mund t’i kushtojë Unitedit 80 milionë euro

Manchester Unitedi dëshiron transferimin e futbollistit portugez, Ruben Neves gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por mesfushori mund t’i kushtojë klubit anglez 80 milionë euro, raporton të enjten “Telegraph”. 25-vjeçari është pjesë e Wolverhaptonit, klub me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Sezonin e fundit, Neves shënoi katër gola dhe asistoi dy herë në 33 paraqitje në Premier League të Anglisë.