Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi me ofertë për Guedesin

Skuadra e Wolverhamptonit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit sulmues të Valencias, Gonçalo Guedes. Mediumet britanike, kanë njoftuar të martën se Wolvesi tashmë i ka bërë ofertë ekipit spanjoll për transferimin e Guedesit.

Bëhet e ditur se Wolvesi ka ofruar 25 milionë euro për Guedesin, i cili ka gjasa të mëdha të transferohet në Angli para mbylljes së afatit kalimtar.

Guedes është pjesë e Valencias prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Portugezi 24-vjeçar karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Benfica.