Wolverhamptoni ka kompletuar transferimin e sulmuesit të krahut, portugezit Gonçalo Guedes.
Guedes te Wolvesi është transferuar nga Valencia dhe me ekipin anglez ka firmosur kontratë pesëvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDetajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë bërë të ditura, por mediumet angleze kanë raportuar të martën se Wolvesi ka paguar 40 milionë euro për Guedesin.
25-vjeçari ka qenë pjesë e Valencias prej vitit 2017, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Benfica.
Sezonin e shkuar, Guedes ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te Valencia, me 13 gola e 6 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.