Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e Wolverhamptonit, Gonçalo Guedes përcjell “AS” të enjten. Guedes, te Barcelona po shihet si pasardhës i holandezit Memphis Depay, i cili i është bashkuar Atletico Madridit.
Barça ka nisur kontaktet me Wolverhamptonin për Guedesin, i cili është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Barcelona po kërkon huazimin e portugezit deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes së tij në verë.
26-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Wolvesit nga Valencia për 40 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2027. Guedes ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 13 ndeshje të luajtura deri më tani në Premier League.
Artikuj të ngjashëm