Sulmuesi Memphis Depay mund të jetë përforcimi befasues i Newcastle Unitedit gjatë këtij muaji.
“Sky Sports” raporton të premten se Depay i është ofruar ekipit anglez, pasi po dëshiron të largohet nga Barcelona për shkak të minutazhës së vogël. Te Newcastle janë të gatshëm ta transferojnë holandezin por për një dëmshpërblim të vogël, duke pasur parasysh se atij i skadon kontrata me Barcelonën në fund të sezonit.
28-vjeçari këtë sezon ka vetëm katër paraqitje te Barcelona, ku ka shënuar një gol dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez. Ai iu bashkua Barçës në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Lyonin. Depay ka luajtur edhe te Manchester Unitedi e PSV Eindhoveni.