Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Modriqi i lumtur për fitoren në derbi

Luka Modriq

Foto: Associated Press

“Derby della Madonnina” i takoi skuadrës së Milanit. 

Milani të shtunën mbrëma e mposhti Interin me rezultatin 3:1, në ndeshjen kryesore të xhiros së dhjetë të Serie A. 

Milani ia shkaktoi Interit humbjen e parë të edicionit. 

Christian Pulisic, Adrien Rabiot e Diego Moreira i shënuan golat e fitores për Milanin. 

Kontribut të madh në fitoren e “kuqezinjve” dha edhe ikona kroate, Luka Modriq, që luajti tërë ndeshjen. 

Modriq e cilësoi fitoren si më të mirën e edicionit.  41-vjeçari thotë se Milani e meritoi fitoren ndaj “nerazurrëve”.

“Një fitore e mahnitshme. Mendoj se kjo ishte ndoshta ndeshja jonë më e mirë e sezonit. Në përgjithësi, e meritonim fitoren dhe jemi vërtet të lumtur pas një rezultati zhgënjyes që kishim në mesjavë kundër Bolognas. Duhet të jesh pozitiv. Fatkeqësisht, nëse duam të bëjmë diçka të madhe, nuk mund ta lejojmë veten të humbim ndeshje të tilla si ajo me Bolognan. Po rritemi si ekip”, ka thënë legjenda Modriq. 

Milani ka gjashtë fitore, tri barazime dhe një humbje. E zë vendin e pestë me 21 pikë. 

Interi është i dyti me 25 pikë.

Ardon Jashari luajti prej minutës së 83-të për Milanin.